Tuesday, August 6, 2013

Vizita e Kryepiskopit të Shqipërisë Anastas(Janullatos) në Korçë: Mbritja

Mbëriti sot më datën 05 Gusht 2013, në Korçë, Fortlumturia e Tij Kryepiskopi i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë z Anastas Janullatos për një vizitë dy ditore.  Të gjithë klerikët me në krye Mitropolitin e Korçës Hirësi Joanin e pritën në Katedralen Ngjallja ku dhe hyri që të falej e më pas të shikonte dhe ndryshimet që kishin ndodhur gjatë viteve që nuk kishte ardhur. Së bashku me klerin,shumë besimtarë që morën lajmin nga këmbanat që kumbonin gëzueshëm për ardhjen e tij,e prisnin gjithashtu në tempull për të marrë bekimin.  Fortlumturia i bekoi dhe i përshëndeti dhe ju tha atyre disa fjalë për ardhjen e tij në Korçë.
Po shtojmë Video dhe Fotografi për të pasur një imazh sa më të plotë. Nesër do të jetë në fshatin Polenë ku do të meshojë me rastin e festës së Metamorfozës në Kishën me të njejtin emër.













No comments:

Post a Comment