Friday, November 22, 2013

Akademia e Athinës në mbështetje të Kryepiskopit Anastas për ndodhitë e Përmetit



Akademia e Athinës dërgoi kohët e fundit tek Fortlumturia e Tij Kryepiskopit i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë imzot Anastasit letrën e mëposhtme:

“Fortlumturi duke kryer urdhërin e këshillit dhe Bashkësisë që ishte prezente në mbledhje, por dhe duke shprehur ndjenjat personale, ju transmetojmë mbështetjen e Akademisë së Athinës për të gjitha sa ndodhën në Përmet gjatë muajit Gusht.
Akademia njeh veprën e madhe që keni kryer në Shqipëri gjatë viteve që jeni atje si Kryepiskop, vepër e cila megjithëse kishte si pikënisje rregullimin e çështjeve, punëve, të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë, shtrihet në mënyrë të dobishme dhe konstruktive në të gjithë popullin shqiptar. Ndërtesat e reja të shenjta, rregullimi dhe mirëmbajta e kaq shumë institucioneve bamirëse, është pjesë e dukshme dhe e prekshme vetëm e veprës suaj. Më e rëndësishmja nga të gjitha është që gjatë ditëve që udhëhiqni Kishën Orthodhokse të Shqipërisë një frymë e re kulture dhe ngritjeje shpirtërore frymëzon njerëzit, vepër eksluzivisht e juaja.
Akademia e Athinës që ka nderin që ju të jeni anëtar nderi i saj, ju mbështet në përpjekjet tuaja që kanë si synim vetëm rregullimin e të këqijave të së shkuarës dhe përparimin shpirtëror të besimtarëve të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë dhe të popullit shqiptar”.


Theksohet që tek Anëtarët e Nderit të Akademisë së Athinës rradhiten, përveç Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit, dhe gjithë Shqipërisë,Anastasit dhe dhjetë personalitetet e mëposhtme që janë zgjedhur që prej krijimit të saj, më 1926, deri më sot:

1.Dwight Eisenhower, ish-Presidenti i SHBA-ve (1953-1961).
2.Jacques René Chirac,Presidenti i Republikës Franceze. (1995-2007).
3.Gjeorgjios Papanikolau, mjek, profesor i Klinikës së Anatomisë. Zbuluesi i metodës së diagnostikimit të shpejtë të kancerit.
4.Valery Giscard d’ Estaing. Anëtar i Akademisë së Francës. President i Republikës së Francës (1974-1981).
5.Richard von Weizsacker. President të Republikës Federale të Gjermanisë nga 1984, më pas të Gjermanisë së Bashkuar deri më 1994.
6.Kostandin Karamanlis, Kryeministër (1956-1963, 1974-1980). President i Republikës Greke (1980-1985, 1990-1995).
7.Bartholomeu i 1-rë, Kryepiskopi i Konstandinopojës, Romës së re dhe Patrik Ekumenik (1991-)
8.Kostandin Stefanopulos,President i Republikës Greke (1995-2005)
9.Dhimitër Mitropulos Kompozitor, pianist, dirigjent.
10. Miki Theodhoraki. Kompozitor

No comments:

Post a Comment