Ne festimin e 1700 vjetorit të ediktit të Milanos në Nish do të marrin pjesë shtatë krerë të kishave orthodhokse në botë, në mesin e të cilëve vetë Patriarku ekumenik Bartolomeu, Patriarku i Jerusalemit,Theofili, Patriarku i Moskës Kirilli,Patriarku i Serbisë,Irineu dhe Kryepeshkopët e : Qipros,Kristostomi,të Greqisë,Jeronimi,Të Polonisë,Sava dhe i Shqipërisë,Anastasi.Gjitha
Festimet do ti ndjekin nga afër edhe përfaqesuesit më të lartë të shtetit,ambasadorë,etj.
Kulmi i festimeve do të jetë në kishën e Shën Kostandinit dhe Elenës,të dielën në datën 6 tetor,ku do të kryhet Liturgjia Hyjnore në Nish,në qytetin ku lindi Kostandini i Madh.Më pas do të vazhdojnë edhe ditën e Hënë,në Podgoricë ku do të kryhet shenjterimi i katedrales së re,që mban emrin “Ngjallja e Krishtit”
Delegacioni i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqiperisë përbëhet nga Fortlumturia e Tij,Kryepeshkopi Anastas dhe nga Episkopi i Bylisit,Hirësia e Tij,Asti
No comments:
Post a Comment