Ajo që bente të veçantë ditën e sotme , për besimtarët orthodhoksë të Mitropolisë së Korçës, ishte fakti se sot festonte dhe kryebariu ynë, Mitropoliti Joan. Me këtë rast u mbajt një Meshë festive në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Korçë. Natyrisht që të gjithë klerikët e dioqezës ishin prezentë kështu që festa u celebrua me “Monoklisi”.
Katedralja u mbush plot me besimtarë të cilët së bashku me klerikët u lutën që Zoti t’i falte ndriçim, bekime dhe shëndet Mitropolitit Joan.
Në këtë Meshë të Shenjtë morën pjesë nxënës dhe Mësues të Shkollave Jo-Publike “Omiros” dhe nga Gjimnazi “Platoni”.
Në fund të Meshës At Ilia Kotnani uroi në emër të të gjithë klerikëve dhe besimtarëve Hirësi Joanin.
Hirësi Joani gjithashtu falenderoi të gjithë sa ishin prezentë për ta uruar. Ai e përqëndori fjalën e tij tek dashuria që duhet të kemi të gjithë për njëri-tjetrin dhe sesa e nevojshme është që të mbushë zemrat tona sidomos në ditët e vështira që jetojmë.
Pas naforës nxënësit e Shkollës “Omiros” i dhuruan një buqetë me lule dhe i kënduan një këngë urimi.
Gjithashtu dhe të rinjtë orthodhoksë kishin përgatitur një buqetë që ja dhuruan.
Dhe ne urojmë nga zemra "Për Shumë Vjet o Kryezot".

No comments:
Post a Comment